Ne nisëm projektin e turizmit shëndetësor, në mënyrë që t’i trajtonim pacientët e huaj dhe t’iu tregonim bukuritë e vendit tonë. Spitalet tona ofrojnë komoditetin e hoteleve me pesë yje dhe janë në gjendje t’iu ofrojnë pacientëve nga gjithë bota shërbim shëndetësor të standardeve botërore.
Turizmi shëndetësor është bërë mjaft i rëndësishëm për grupin tonë, pasi jemi i pari dhe i vetmi spital që ofron shërbime profesioniste të turizmit shëndetësor për pacientët e huaj. Ne jemi simbol i përsosmërisë dhe një burim drite për pacientët nga e gjithë bota, pasi ofrojmë mjedise moderne me teknologjinë më të fundit të specializuar në shëndetin e syrit.
Në vitin 2008, ne kemi realizuar rreth 20 000 trajtime. Pjesa më e madhe e pacientëve tanë vijnë nga Gjermania, Austria, Zvicra, Vendet Skandinave dhe Lindja e Mesme.
Ne njihemi si spitali më i madh i oftalmologjisë në botë, pas kryerjes së 40 000 kontrolleve dhe 5 500 ndërhyrjeve kirurgjikale lazer në muaj, me 19 degë të ndryshme, që vendosen në një zonë të mbyllur me sipërfaqe të përgjithshme prej 80 400 m2, ku përfshihen 10 spitale në Turqi dhe 6 klinika në Evropë, konkretisht në Amsterdam, Berlin, Kohln, Heusden-Zolder (Belgjikë), Londër.
Spitalet tona ofrojnë paketat vijuese në degët e tyre të shumta në Evropë dhe sistemin e rezervimit në internet, nëpërmjet faqes së internetit, transferimit të pacientëve që vijnë nga jashtë nga aeroporti, në hotel dhe në spital, qëndrim i organizuar në hotele me 4-5 yje ose, nëse kërkohet, në dhomën e spitalit, që ka komoditetin e një hoteli me pesë yje (Dhoma Standarde), përfshirë kontrollet dhe vizitat.
Paketa tё trajtimit lazer duke pёrfshirё biletat e avionit (vajtje –ardhje) me Turkish Airlines dhe 3 netё nё Stamboll duke filluar nga 1200 Euro.
Pёr mё shumё informacione dhe detaje nё lidhje me paketat ndihuni tё lirё tё na kontaktoni.

