Dallimi ynë në Lazer

Dallimi ynë në Lazer

The Best Equipment and Staff
  • Prof. Dr. Pallikaris, krijuesi i metodës LASIK, që është gjerësisht e përdorur në botë për trajtimin me lazer Excimer dhe që e futi në përdorim edhe këtë të fundit, kryen detyrën e konsulentit shkencor të Qendrave “Dunyagoz Group”.
  • Qendrat “Dunyagoz Group” janë institucione që kryejnë ndërhyrje me lazer “Excimer” me cilësinë më të lartë të mundshme.
  • Trajtimi juaj me lazer kryhet me metodat e teknologjisë dhe trajtimit lazer të fjalës më të fundit, miratuar për trajtimin e syve të astronautëve të NASA-s dhe pilotëve të forcave ajrore amerikane.
  • Operacioni juaj kryhet nga mjekët më të mirë të syve në Turqi, të cilët janë të specializuar në ndërhyrjet kirurgjikale të syrit me lazer Excimer.
  • Mundësitë e trajtimit, që janë të përshtatura për individët, sigurohen nga 12 teknologji excimer dhe intralase të miratuara nga Administrata Amerikane e Shëndetësisë (FDA), që njihet në mbarë botën.
  • Shtresa e kornesë, e njohur si Flap, që është faza më delikate e ndërhyrjes lasik, kryhet me mjete të miratuara nga FDA-ja.
  • Me qëllim arritjen e rezultateve më të suksesshme dhe mbrojtjen e pacientëve tanë prej rreziqeve që mund të lindin në spital, si sterilizimi në operacionet LASIK, kryhet rregullisht pastrimi optik, mirëmbajtja dhe kalibrimi i pajisjeve lazer.
  • Të gjitha materialet mjekësore, që nga përparëset e operacionit deri te shiringat injektuese dhe barnat e posaçme që përdoren gjatë ndërhyrjes suaj janë vetëm për ju dhe janë një përdorimshe. Ato, në asnjë rrethanë, nuk përdoren më shumë sesa një herë.

Rezultatet dhe siguria

LASIK Results and SafetyBaza e gjerë e njohurive dhe përvoja e kirurgëve të Qendrave “Dunyagoz Group”, të cilët kanë secili më shumë se 4 000 ndërhyrje që mbartin emrin e tyre, i bën ata unikë në të gjithë Turqinë.Profesionalizmi i tyre dhe standardet e larta të njohurive përbëjnë një provë të emrit të mirë që kanë krijuar në kujdesin ndaj pacientëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Personeli ynë mjekësor merr vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare në oftalmologji.

Kirurgët tanë kanë kryer më shumë se 70 200 trajtime syri me lazer që prej vitit 2000, mes të cilave, 99,9% kanë qenë të suksesshme.

Personeli dhe pajisjet e teknologjisë së fundit

 

Çdo muaj, në spitalet tona kryhen rreth 9 000 ndërhyrje kirurgjikale në sy, 5 000 prej të cilave janë ndërhyrje me lazer. Të gjitha këto trajtime kryhen duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe më të sigurta.