Na kontaktoni
Bëni hapin e parë drejt një jete pa syze dhe lente kontakti dhe lidhuni me ne!
Kërkoni një kontroll paraprak:
- Lidhuni me centralin tonë dhe caktoni një takim në numrin +90 212 444 44 69 ose na lini t’ju telefonojmë ne
- Caktoni një takim me anë të formularit tonë elektronik që gjendet në këtë faqe internet.
Nuk jeni ende plotësisht të bindur?
- Kërkoni një broshurë
- Lidhuni me centralin tonë për të kërkuar informacion falas në +90 212 444 44 69 ose na lini t’ju telefonojmë ne
Do të jemi të lumtur t’ju ofrojmë informacionin e kërkuar!
Vizita paraprake
Në rast se,
- Jeni të paktën 18 vjeç dhe syzet apo lentet tuaja nuk kanë ndryshuar me më shumë se një numër gjatë vitit të kaluar,
- Keni miopi deri në -10
- Keni astigmatizëm deri në -7
- Keni hipermetropi deri në +7
- Konsulta ka përcaktuar se sytë tuaj janë të përshtatshëm për trajtim,
...ju mund t’i nënshtroheni ndërhyrjes kirurgjikale me lazer.
Përshtatshmëria për ndërhyrje kirurgjikale mund të përcaktohet vetëm nëpërmjet një vizite të hollësishme dhe analizave të kryera në Qendrat “Dunyagoz Group”.Më tej, ne ofrojmë informacion lidhur me trajtimet e disa problemeve të syrit në spitalin tonë në Stamboll. Mendoni sikur të jeni diagnostikuar me kataraktë dhe të qëndroni në listën e pritjes për më shumë se 6 muaj dhe, më pas ju mund të negocioni me shoqërinë tuaj të sigurimeve dhe të shfrytëzoni programin tonë VIP dhe të përftoni një trajtim profesionist në Stamboll.
Mos hezitoni të na kontaktoni, ne i japim zgjidhje të shpejtë dhe profesionale problemeve të syve tuaj!.
Trajtimi
Sipas informacionit të bazuar në vizitën paraprake, mjeku ynë i syve do t’ju këshillojë një trajtim të mundshëm. Pasi të jeni miratuar për trajtimin tonë me lazer, ju do të mund të zgjidhni mes disa paketave që ofrohen nga Dunyagoz Group.
Datat do të caktohen në bazë të datës së nisjes.
Pas mbërritjes në Stamboll, do t’i nënshtroheni një ekzaminimi paraprak. Në bazë të këtij ekzaminimi, do të merret një vendim përfundimtar mbi trajtimin lazer që do të përdoret. Vetëm kirurgët nga Qendrat “Dunyagoz Group” lejohen të përcaktojnë nëse sytë tuaj do t’i nënshtrohen trajtimit me lazer. Për rrjedhojë, informacioni përfundimtar rreth trajtimit tuaj nuk mund të jepet përpara vizitës së fundit parprake.
Trajtimi do të kryhet ditën e dytë. Trajtimi në vetvete zgjat vetëm rreth 10 minuta për të dy sytë. Kirurgu do t’ju shpjegojë dhe mbështetë gjatë procedurës. Në këtë mënyrë, nuk do të keni të papritura dhe gjithçka do të jetë më komode për ju. Menjëherë pas trajtimit, shikimi juaj do të jetë më i mirë kurrë! Ditën e tretë do të kryeni vizitën e parë të detyrueshme pas trajtimit. Kjo vizitë kryhet brenda 24 orëve nga trajtimi në spitalin tonë. Shikimi juaj mund të jetë ende pak i mjegullt; ne e quajmë këtë shikim “vazelinë” ose “nën ujë”. Njëzet e katër orë pas trajtimit, ai do të përmirësohet gjithnjë e më shumë. Ditën tjetër, edhe pse shikimi juaj nuk do jetë ende i përkryer, ju mund të kryeni të gjitha gjerat e funksionet normale. Ne do t’ju ofrojmë një udhëtim në qytet me një shoqërues ku ju mund të shijoni (pa syze ose lente kontakti!) një vizitë në Stamboll.
Kujdesi pas trajtimit
Ditën e parë pas trajtimit, do të kryhet një kontroll. Pas tij, do të kryhen disa kontrolle të tjera gjatë vitit në vijim. Të nesërmen e trajtimit do t’i nënshtroheni një kontrolli. Me trajtimin LASIK, rezultatet mund të merren shumë shpejt. Me trajtimet Prk dhe LASEK, kjo zgjat pak më shumë. Kontrolli i dytë kryhet pas një jave.
Më pas, kontrollet kryhen pas katër javëve, pas tre muajve dhe gjashtë muajve dhe një vizitë oftalmologjike ose optometrike vjetore.