iLASIK

iLasikTeknologjia e lazer e së nesërmes që sot: iLASIK

Jeni gati të rrisni cilësinë e jetës suaj? iLASIK është këtu tani!

Miliona njerëz janë çliruar nga syzet dhe lentet duke përdorur metodën iLASIK në të gjithë botën që nga gjysma e viteve ‘80.Miliona të tjerë janë ende të shqetësuar lidhur me faktin sesa e besueshme dhe e sigurt është kirurgjia Lasik dhe presin teknologji më të mira në të ardhmen iLASIK i jep fund kësaj amullie dhe pritjeje. E vetmja gjë që duhet të dini është se tani ka një metodë tek e cila mund të mbështeteni për një shikim më të mirë.

Metoda e përdorur në trajtimin iLASIK është provuar dhe është kaq e sigurt sa, sot, ushtria amerikane dhe NASA beson zbatimin e trajtimit iLASIK te astronautët dhe pilotët ajrorë. Kjo besueshmëri provon se metoda iLASIK jep rezultatet më të mira edhe te ata njerëz që duhet të zotërojnë aftësi të posaçme të shikimit, si astronautët dhe pilotët, të cilët ekspozohen ndaj kushteve të pazakonta natyrore.

Mundësia juaj me lazerin rritet nëpërmjet iLASIK-ut, koncepti i fundit i trajtimit personal!

Cilat janë avantazhet e metodës iLASIK krahasuar me të tjerat?

Your Personal Laser TreatmentKurrë nuk ka pasur një trajtim më të sigurt e të suksesshëm sesa iLASIK-u, i cili kombinon zhvillimet ekzistuese dhe më të reja të aplikimit me lazer në mënyrë të suksesshme. Kjo metodë e pranuar botërisht ju ofrohet tashmë me sigurinë e Dünyagöz. Suksesi i trajtimit iLASIK është i sigurt, falë kohëzgjatjes së personalizuar të trajtimit vetëm për strukturën tuaj të syrit. iLASIK është ndërthurja e teknologjive të sotme më reformatore lazer, Intralase dhe Advanced CustomVue. Metoda iLASIK është tërësisht e posaçme për ju. Çdo gjë bëhet në bazë të cilësisë individuale të shikimit.

Procesi i kurimit

  1. Analiza personale e shikimit: Hapi i parë i trajtimit iLASIK është përcaktimi i veçorive karakteristike të shikimit tuaj pas disa analizave që mbështeten te teknologjia Wavescan. Sistemi Wavescan nxjerr një hartë tredimensionale të problemeve të shikimit tuaj. Procesi Advanced Custom Vue krijon trajtimin personal në dritën e informacioneve dixhitale të marra nga kjo hartë.
  2. Krijimi i Flapit iLASIK: Në trajtimin iLASIK përdoret teknologjia intralase. Në metodën Intralase, krijimi i flapit bëhet pa bisturi. Metoda Intralase jep rezultate të jashtëzakonshme. Nëpërmjet kësaj metode, gjithnjë e më shumë pacientë përftojnë shikim më të mirë. Në fund të ndërhyrjes me lazer intralase, shërimi është më i shpejtë.
  3. Trajtimi juaj personal me lazer: Pas përcaktimit të profilit tuaj të shikimit me teknologjinë Wavescan, flapi korneal krijohet me metodën e teknologjisë së përparuar Intralase. Më pas, shikimi juaj mund të kurohet nëpërmjet teknikës Advanced CustomVue, pjesë e trajtimit iLASIK.Duke pasur hapësirën më të madhe të kurave për problemet e shikimit (miopi, hipermetropi, astigmatizëm), metoda Advanced CustomVue) ka marrë miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Trajtimi me iLASIK bën dallimin:

Kërkimet shkencore kanë provuar se, pas trajtimit iLASIK, te pacientët janë parë rezultate më të suksesshme dhe të sigurta, krahasuar me kurat standarde. Shikimi i pacientëve është shumë më i mirë sesa përpara trajtimit.

Kush mund t’i nënshtrohet trajtimit iLASIK?

iLasik NASA

Njerëzit të cilët:

  • Janë mbi 18 vjeç dhe përdorin syzet ose lentet
  • Nuk kanë probleme të tjera të syrit
  • Nuk kanë sëmundje kronike si diabeti, reumatizma
  • Janë përcaktuar si të përshtatshëm pas 10-11 analizave të kryera nga aparatura të teknologjisë së lartë
  • Pyetni mjekun tuaj, nëse jeni të përshtatshëm për trajtimin iLASIK.