Lasik

Në fazën e parë të metodës Lasik, pritet një shtresë shumë e hollë e kornesë (flap) me një trashësi prej rreth 90-160 mikronësh dhe gjatë viteve të para të përdorimit të kësaj metode, për procedurën përdorej një keratom manual. Prerja e kësaj shtrese me lazer u krye nëpërmjet keratomeve automatikë të kontrolluara nga kompjuteri dhe, tashmë, kemi një teknologji të re lasik intralase. Metoda intralase për prerjen e kësaj shtrese përdoret si alternativë që aplikohet nëpërmjet keratomeve të komanduara nga kompjuteri, megjithatë, edhe keratomet manualë vazhdojnë të kenë përdorim mjaft të gjerë dhe të sigurt.

  1. Një pajisje e posaçme automatike (mikrokeratomi) bën prerjen e një shtrese indi të hollë nga sipërfaqja e kornesë. Gjatë ndërhyrjes nuk ka dhimbje.
  2. Kjo shtresë ngrihet dhe në zonën qendrore të kornesë aplikohet lazeri për rreth 50 sekonda. Lazeri riformëson harkimin e sipërfaqes, me qëllim që të korrigjojë të metën refraktive. Pacientit i kërkohet të shohë drejtpërdrejt një dritë të kuqe ose të gjelbër të vendosur në lazer gjatë kohës që kryhet trajtimi. Në këtë hap është shumë i rëndësishëm besimi kirurg-pacient.
  3. Shtresa e prerë vihet në vendin e mëparshëm pas përfundimit të aplikimit të lazerit. Nuk ka nevojë për qepje apo fashim. Pacientit mund t’i jepen syze mbrojtëse për përdorim. Më pas, pacienti është i lirë të largohet.
LASIK LASIKLASIK
LASIK