Kur analizat paraprake tregojnë se nuk është e mundur ndërhyrja me lazer, mund të merren parasysh alternativat në vijim:
Vendosja e lenteve refraktive
Ky trajtim këshillohet shpesh për pacientët në moshë të vjetër, që nuk mund të trajtohen me lazer.Thjerrat natyrale të syrit zëvendësohen me lente artificiale. Nëpërmjet një lenteje multifokale, mund të zgjidhet problemi i hiperopisë dhe miopisë në të njëjtën kohë. Një efekt tjetër pozitiv anësor i kësaj lenteje është se katarakta nuk mund të zhvillohet në një faze më të vonë, duke qenë se thjerra natyrale është zëvendësuar me atë artificiale.
FAKIK-IOL (Lentet intraokulare)
Ky është një trajtim për pacientët me miopi prej më shumë se -12 Dioptrish, hiperopi prej më shumë se +7 Dioptrish ose te pacientët me korne të hollë. Me këtë metodë, në sy vendoset një lente e dytë.
Implanti i lenteve multifokale:
Lentet multifokale në brendësi të syrit ndihmojnë në shikim të qartë si nga larg ashtu edhe nga afër. Lentet multifokale përcaktohen nga rezultati i vlerësimeve të kryera në bazë të disa kritereve, përfshirë moshën e pacientit, numrin e syzeve për afër ose larg, funksionimin dhe strukturën e syrit, që shihen me anë të ekzaminimeve të posaçme.