Çfarë është glaukoma?
Glaukoma është një grup sëmundjesh që mund të dëmtojnë nervin optik të syrit dhe të çojnë në humbjen e shikimit e në verbëri. Glaukoma ndodh kur trysnia normale fluide brenda syve rritet ngadalë. Megjithatë, duke e trajtuar herët, ju mund t’i mbroni sytë kundër humbjes së rëndë të shikimit.
Faktorët që rrisin rrezikun e glaukomës
- Mosha (veçanërisht mbi 35)
- Faktorët gjenetikë (Histori familjare e glaukomës)
- Diabeti
- Anemia
- Tension i lartë ose i ulët i gjakut tensioni i trupit)
- Miopi e lartë
- Hipermetropi e lartë
- Migrenë
- Përdorimi i kortikosteroideve për periudha të gjata
- Dëmtime fizike në sy
Simptomat e glaukomës
Glaukomaa nuk shfaq asnjë simptomë të dukshme. Në fazë të përparuar ajo përbën kërcënim për shikimin tonë. Me vizita të rregullta dhe të imëta, glaukoma mund të zbulohet që në fazën e hershme. Me Analizuesin e Fibrave Nervore (ANF) jemi në gjendje të përcaktojmë dëmin e fibrave të nervave optike. Përcaktohet dëmi i fibrave të nervave në nervin optik në kokë dhe sipërfaqen e retinës.
Përgjithësisht, katarakta është e lidhur me moshën, por mund të haset edhe te foshnjat dhe fëmijët. Disa sëmundje dhe përdorimi i disa barnave të caktuara mund të shkaktojnë shfaqjen e hershme të kaktaraktës.
Kirurgët tanë me përvojë mund ta trajtojnë kataraktën me sukses dhe efektivitet me teknikën PHACO dhe teknikat e fjalës së fundit që përdoren nga Spitali “Dunyagoz Group”.
![]() |
OCT 3 mund të përdoret për të përcaktuar kataraktën dhe për të përcaktuar gjendjen e enëve të gjakut në nerva, si edhe për të vlerësuar nervat optike. |
![]() |
HRT 2 është metodë tomografike, që përdoret për analizën e nervave optike. |
![]() |
Një ekzaminim i hollësishëm përcakton masën e dëmtimit të nervave optike. |
Pacientët me moshë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë një kontroll të imtë të syrit një herë në vit dhe duhet të matin tensionin e syrit (tensioni intraokular). Me personelin e vet të specializuar dhe infrastrukturën teknologjike, spitali ynë është institucion udhëheqës në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e glaukomës.
Preferoni Qendrat “Word Eye” pasi:
- Në qendrat “Dunyagoz Group”, trajtimet e glaukomës kryhen nga oftalmologët më të mirë, që janë të specializuar në trajtimet e glaukomës dhe kanë përvojën e 1 000 ndërhyrjeve kirurgjikale.
- Fjala e fundit e teknologjisë lazer dhe materialeve mjekësore, të miratuara nga FDA-ja.
- Të gjitha materialet, si përparëset e operacionit, injektuesit dhe barnat e posaçme që përdoren gjatë ndërhyrjes suaj janë me përdorim individual.
- Salla të posaçme operacioni, të ngritura për glaukomën.
- Tuba të brendshëm të posaçëm për sytë, certifikuar nga FDA-ja (= valvula).


