Katarakti

Ç’është Katarakti?

CataractKatarakti është humbja e tejdukshmërisë së thjerrëzës natyrore që ndodhet në sy. Thjerrëza që ka humbur tejdukshmërinë shkakton ankesa për të parin, bën që shikimi të jetë sikur sheh pas një xhami me akull ose xham me njolla, apo sikur sheh nëpër mjegull. Objektet i sheh të deformuara, turbullt ose dobët. Si pasoje ndihet lodhje sysh dhe dhimbje koke.

Përse Krijohet Katarakti?

Katarakti zakonisht shkaktohet me kalimin e moshës. (Tek personat 60 vjeç e sipër)

Katarakti, tek bebet e porsalindura mund të shfaqet bashkë me probleme të ndryshme të metabolizmës.

Mund të zhvillohet si pasojë e traumave në sy.

Mund të zhvillohet për shkak të diabetit.

Mund të zhvillohet pas İnfeksioneve brenda syrit

Mund të zhvillohet pas përdorimit të kortizonit për një kohë të gjatë.

Si Bëhet Kurimi i Kataraktit?

Cataract SurgeryKatarakti nuk mjekohet dot me ilaçe prandaj dhe rrugëzgjidhja është ndërhyrja kirurgjikale. Me anë të operacionit hiqet thjerrëza që ka humbur tejdukshmërinë dhe është opakizuar e në vend të saj vihet një thjerrëz e re artificiale, duke berë të mundur që pacienti të rifitojë shikimin e mirë. Thjerrëza brenda syrit që ka humbur tejdukshmërinë me ndihmën e një aparati që nxjerr valë zëri ultrasonike copëtohet dhe thithet. Në vend të saj vendoset një thjerrëz artificiale që mund të paloset. Me anë të teknikës Fako nuk është e nevojshme të bëhet qepje. Në spitalin “Dünyagöz Hastanesi” përdoren thjerrëza Alcon IQ të cilat janë të aprovuara nga FDA dhe janë thjerrëza që palosen më cilësoret në botë për brenda syrit. Sipali “Dünyagöz” është spitali i vetëm në Turqi ku përdoren thjerrëza Alcon IQ të cilat janë thjerrëzat artificiale më të besueshme në botë dhe me më shumë jetëgjatësi

Rëndësia e Thjerrëzave

Në të gjitha operacionet që bëhen në sipitalin tonë përdoren thjerrëzat Alcon IQ për brenda syrit që mund të palosen, të cilat kanë aprovimin e Administratës Amerikane të Shëndetësisë (FDA)

Avantazhet e këtyre thjerrezave:

 

Shikim Cilësor Për Të Gjithë Jetëne

Ka aprovimin e FDA (Administrata Amerikane për Ilaçet dhe Ushqimin).Është thjerrëza për brenda syrit më e besueshme dhe më cilësorja që përdoret në gjithë botën. Në spitalin “Dünyagöz” këto thjerrëza përdoren në 1500 operacione katarakti që bëhen mesatarisht çdo muaj, dhe janë thjerrëzat që japin rezultatet më të mira dhe më të stabilizuara në përdorimin për një kohë të gjatë duke bërë që pacientët të ngelin të kënaqur. Thjerrëzat IQ për brenda syrit për arsye të përbërjes që kanë mundësojnë një cilësi të lartë shikimi si televizorët me cilësi të lartë figure.

Nuk Dëmton Cipat e Syrit dhe Bëhet Shërim i Shpejtë

Është shumë më e hollë se thjerrëzat e tjera si rrjedhojë me mënyrën FAKO mund të vendoset brenda syrit vetëm nga një prerje e vogël prej 2,2 mm. Pacienti ditën tjetër mund të fillojë jetën normale.

Rregullim në Numrat e Syve

Ka lloje të veçanta thjerrëzash me anë të të cilës bashkë me kurimin e kataraktit bëhet e mundur dhe kurimi i Miopisë-Hipermetropisë-Astigmatit sipas formës së syrit.

Shikim i Qartë Natën

Tek këto thjereza u adaptua teknologjia që përdoret nëpër teleskop dhe si rrjedhojë u evituan problemet si veshja e syrit, rrathët e dritës, shpërndarja e dritës prandaj dhe ka një shikim të qartë. Ka shumë sukses në të parin natën.

Me Anë të Filtrës UV dhe Filtrës për Dritën e Kaltër Mbrohet Retina.

Me anë te Filtrës UV dhe Filtrës për dritën e kaltër që përmban kjo lloj thjerrëze mbrohet syri nga rrezet e dëmshme. Pengon zhvillimin e sëmundjeve të retinës si Macula (pika e verdhë).

 

Kontrast i Theksuar

Me anë te Filtrës UV dhe Filtrës për dritën e kaltër që përmban kjo lloj thjerrëze mbrohet syri nga rrezet e dëmshme. Pengon zhvillimin e sëmundjeve të retinës si Macula (pika e verdhë).