Cfarë është keratokonusi?
Në qendrat “Dunyagoz Group” gjendet e vetmja qendër në Turqi për Diagnostikimin dhe trajtimin e Keratokonusit.
Sy me Keratokonus |
Sy me Keratokonus |
Keratokonusi është hollimi i zonës qendrore të kornesë, sipërfaqja e përparme e syrit. Si pasojë e hollimit, forma e rrumbullakët e kornesë shtrembërohet dhe zhvillohet një formë konike, që sjell si rrjedhojë dëmtime domethënëse të shikimit. Përgjithësisht, Keratokonusi përparon gjatë moshës 20-40 vjeçe ..
- Mjegullim të shikimit
- Shtrembërim të lehtë të shikimit
- Rritje të ndjeshmërisë ndaj dritës
- Picërrim
- Irritim i lehtë i syrit
Trajtimet e keratokonit

Aplikimi unazë në korne:
Trajtimi UV Cross Linking (CCL): Aplikohet në qendra të posaçme sot në botë. Synimi i CCL-së është të ndalojë hollimin e kornesë për shkak të keratokonit. Një ndërëhyrje e posaçme kryhet në shtresën e epitelit të syrit dhe aplikohet drita me rreze ultlravjollcë e administrohet një barnë e quajtur Riboflavin. Kjo metodë nuk kryhet vetëm njëherë, mund të përsëritet. Efekti i saj në korne mund të vërehet që prej muajit të dytë. Aplikohet nën anestezi lokale..
Transplanti i kornesë: Ndërhyrja kirurgjike për transplantin e kornesë përfshin zëvendësimin e shtresës së sipërme transparente të syrit që është deformuar, si pasojë e disa sëmundjeve, me shtresë të shëndetshme korneale. Në transplantin e kornesë, hiqet një seksion i rrumbullakët me diametër 6-9 mm nga kornea e shëndetshme që është dhuruar dhe një pjesë korneal po me të njëjtat përmasa i hiqet syrit të pacientit, duke vendosur në të pjesën e kornesë së shëndetshme. Ndërhyrja kryhet nën anestezi të përgjithshme.