Ndërhyrje të tjera > Trajtimi për verbërinë ndaj ngjyrave
Trajtimi për verbërinë ndaj ngjyrave
Si trajtohet verbëria ndaj ngjyrave?
Kontrollet për verbërinë ndaj ngjyrave kryhen duke bërë një test të posaçëm të quajtur “Ishihara”, ku pacienti i lexon shkronjat që përbëhen nga pika me ngjyra. Mangësia e ngjyrës apo verbëria ndaj ngjyrave është një rast i përhapur; ajo është gjenetike dhe përcillet nga prindi te fëmija. Verbëria ndaj ngjyrave është veçanërisht e përhapur mes meshkujve. Zbulimi dhe trajtimi i verbërisë ndaj ngjyrave është thelbësore për ata që duan të bëhen pilotë, roja sigurie apo oficerë policie. Gjithashtu, ai që është i verbër ndaj ngjyrave nuk mund të marrë patentën për drejtimin e automjetit. Sot, verbëria ndaj ngjyrave mund të trajtohet me ndihmën e lenteve të posaçme. Më tej, testi Ishihara përdoret edhe për diagnostikimin dhe përcaktimin e sëmundjeve të tjera.



