Uveitis

Çfarë është uveitisi?

UveitisSytë e kuq mund të jenë shenjë e uveitisit. Inflamacioni i shtresës 'uvea'të syrit quhet Uveitis. Substanca në formën e xhelit, që është e vendosur në qendër të syrit me strukturë sferike, rrethohet nga tre shtresa. Kemi një pjesë të ashpër dhe të bardhë, që njihet si sklera dhe është në pjesën më të dalë, një pjesë që quhet retinë, e cila na ndihmon të shohin deri në qendrën më të brendshme të uveas. Inflamacioni i kësaj pjese prek të gjitha indet e syrit, duke çuar në një situatë që kërcënon rëndë aftësinë pamore. Uveitisi është sëmundje e kurueshme. Me përjashtim të rasteve të rralla, syri mund të përtërihet në sajë të trajtimeve të përshtatshme dhe një marrëdhënieje sistematike pacient-oftalmolog. Edhe pse trajtimi ka përfunduar, pacienti duhet të kontrollohet të paktën një herë në tre muaj. Duke qenë se sëmundja mund të ndodhë sërish, duhet të kryhen kontrolle të rregullta pa ndërprerje ose duhet të njoftohet oftalmologu lidhur me simptomat e ndryshme të organeve të tjera, si për shembull, dhimbje e puçrra në gojë, etj…

Simptomat e Uveitisit

Nëse uveitisi prek pjesën e përparme të syve, simptomat e para gjatë periudhës së inflamacionit janë sytë e kuq, shikim i mjegullt, dëmtim i shikimit, dhimbje rreth syve, ndjeshmëri ndaj dritës dhe objekte fluturuese. Nëse inflamacioni është në qendër, ndodhin dëmtime të papritura të shikimit që çojnë në dëme të përhershme, për shkak të indeve të dëmtuara. İnflamacionet dhe dëmtimet që ndodhin jashtë qendrës sjellin vështrim të mjegullt, megjithatë, nuk ka asnjë dëmtim të përhershëm të shikimit për aq kohë sa nuk është prekur makula e syrit.

Shkaqet e Uveitisit

UveitisNë 30% - 40% të pacientëve me uveitis, shkaqet nuk dihen. Uveitisi mund të shkaktohet ose nga viruse, myku dhe parazitët ose shfaqet si simptomë e një sëmundjeje në trup. Për rrjedhojë, duhet të kryhen kërkime të sëmundjes duke bërë analiza. Përveç kësaj, uveitisi mund të shihet i shoqëruar me sëmundjet e brendshme. Për shembull, Sëmundja Behçet. Sëmundjet që çojnë në Uveitis janë si vijon: Sëmundja Behçet, syri me infeksion (baktere, viruse, parazitë ose fungus) (tuberkulozi, sifilizi, herpesi, toksoplasmoza etj.), trauma e syrit, çrregullimet e sistemit imunitar, sëmundjet reumatizmale, ulcerat dhe koliti.

Si diagnostikohet uveitisi?

How is uveitis diagnosed?Uveitisi është sëmundje urgjente, pavarësisht sa serioze është dhe duhet ndërhyrë menjëherë. Në rastin e diagnostikimit me vonesë, ecuria e sëmundjes mund të ketë efekte anësore të përhershme në beben e syrit, si deformime, katarakta, gllaukoma e lartë, etj. Kjo sëmundje mund të diagnostikohet menjëherë, për shkak të shenjave tipike që ka. Nëse pjesa e pasme e syrit infektohet, përdoren metoda si angiografia, ultrasonografia dhe ERG-ja, me qëllim që të përcaktohet se në ç’shkallë kërcënohet aftësia pamore dhe të ndiqet efikasiteti i trajtimit të kërkuar. Për shembull, në raste të dyshimta, angiografitë e kryera me një pigment që njihet si ICG (indocianinë e gjelbër) mund të përftojë informacione për sëmundjen, që çojnë drejtpërdrejt te diagnoza. Pas shfaqjes së simptomave, duhet të kontrolloheni te oftalmologu juaj. Uveitisi mund të shkaktojë dëme të përhershme të shikimit.

Sëmundja Behçet

Behçet ÜveizSëmundja u zbulua për herë të parë në vitin 1937 nga Prof Dr. Hulusi Behçet. Sëmundja Behçet ka tri simptoma kryesore, që janë dhimbja dhe puçrrat në gojë, uveitis në sy dhe plagë në organet gjenitale. Ajo është një vaskulitis i rëndë që mund të infektojë sisteme të ndryshme, si lëkurën, kyçet, sistemin tretës dhe nervor dhe venat e mëdha. Vendet mesdhetare, që ne i quajmë Zona e Rrugës së Mëndafshit, si Turqia, Izraeli dhe Japonia janë vende ku sëmundja është e përhapur. Siç shihet, faktorët gjenetikë janë mbizotërues. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të shkaktojë verbim për dy ose tre vjet. Duke qenë se sëmundja kuptohet më mirë dhe sot përdoren trajtime më të përparuara, suksesi arrihet deri në 80%. Përfshirja e syrit në sistemin nervor dhe venave të mëdha në sëmundjen Behçet ndikon negativisht në cilësinë e jetës. Nëse merret parasysh mbizotërimi i Sëmundjes Behçet në vendin tonë, del në dritë rëndësia e diagnostikimit të hershëm.