Ataköy (İstanbul)

AtaköyAddress:Zeytinlik Mah. Sahilyolu Cad. No : 18 Pk:34140 Ataköy İstanbul

Shëndeti i syrit me komoditet me 5 yje

Qendra “Dunyagoz Group” Ataköy filloi shërbimin më 3 qershor 2004, me një komoditet me 5 yje. Qendra “Dunyagoz Group” njihet si qendra më e madhe e shëndetit të syrit, në sajë të sipërfaqes së ndërtesës së saj “inteligjente” prej 12 000 m2, ku përfshihen 3 000 m2 kate sallash operacioni, 10 salla operacioni, 50 pacientë dhe 25 salla konsulte.Personeli ynë profesionist kryen në këtë organizim të shkëlqyer 500 vizita dhe 250 ndërhyrje kirurgjikale në ditë, me 120 pjesëtarë të ekipit mjekësor, të cilёt janё specialistё  në fushën e tyre  dhe 400 pjesëtarë të personelit.

Shërbim modern dhe teknologjia mё e avancuar

Në degën tonë në Ataköy, ne ofrojmë shërbime për të gjitha llojet e sëmundjeve të syrit, me anë të personelit tonë profesionist mjekësor dhe pajisjet e teknologjisё sё fundit si Lazeri Excimer & Lasiku, përfshirё Kataraktën, Glaukomën, Strabizmin, Diabetin dhe Repartin Pediatrik.

Shanset sociale

Më qendrën e katërt të qendrave “Dunyagoz Group” ka tetë dhoma private, një bar-restorant, një sallë leksioni, një fushë minigolfi, një xhami e vogël, një kishë e një sinagogë.

Dhomat private

Dhomat tona private u përgatitën për nder të VIP-ave dhe artistëve tanë që kanë kontribuar shumë për vendin. Këto dhoma njihen me emrat Vahit Kapıcıoğlu, Süleyman Demirel, Vehbi Koç, Müzeyyen Senar, İbrahim Bodur, Nejat Uygur, Üzeyir Garih, Sakıp Sabancı. Gjatë ceremonisë së hapjes, kryetari i bordit Eray Kapıcıoğlu, iu dha çelësa të personalizuar të këtyre dhomave të afërmve të atyre që nuk janë më midis nesh.

Salla e leksionit

Qendrat “Dunyagoz Group” ofrojnë një forum për shkëmbimin e ekspertizës dhe njohurive, duke organizuar konferenca mjekësore dhe duke mbledhur okulistët turq me kolegët e tyre të huaj. Falë këtyre konferencave kanë lindur ide të reja për trajtimin e sёmundjeve tё ndryshme tё syrit.

Zonat e lutjes

Në përputhje me ligjin universal të pacientëve, në qendrën “Dunyagoz Group” Ataköy ka një xhami, një kishëz dhe një sinagogë qё janë në dispozicion të pacientëve tanë në qendër, ku ofrohet shërbim i pakufizuar 24 orë në ditë për 365 ditë të vitit.