Addresa:Nispetiye Cad. Yanarsu Sok. No :1 Etiler İstanbul
Qendër me 7 yje e Spitalit “Dunyagoz Group”
Spitali me 7 yje funksionon në Etiler. Dega e Etilerit është një nga më të rëndësishmet e Grupit “Dunyagoz Group”, në sajë të teknologjisë, kapacitetit të shërbimit VIP, personelit me përvojë, dhomave me pamje nga Bosfori, planifikimit tё mjedisit, infrastrukturёs, restoranteve me kuzhinë botёrore. Qendra e nëntë e “Dunyagoz Group” në Etiler është "spitali më i madh privat i syve në botë".
Komoditet me 7 yje
Qendra “Dunyagoz Group” në Etiler i ofron shërbime publikut në një sipërfaqe të mbyllur prej 14 000m2. Ndërtesa është menduar për spital dhe ka 11 kate.Ka 27 dhoma kontrolli, 50 dhoma për pacientë me pamje nga Bosfori dhe peisazhi natyror dhe 10 salla kirurgjie me pajisjet e teknologjisë më të re në shërbim të pacientëve.Në spitalin e Etilerit, 1 800m2 është sipërfaqja e llogaritur për kirurgjinë e syrit. Ka 3 salla kirurgjie të përcaktuara për ndërhyrjet kirurgjikale me lazer. Kapaciteti i përditshëm i këtij spitali është 550 kontrolle dhe 150 ndërhyrje kirurgjikale.Të gjitha vizitat dhe kontrollet kryhen me pajisjet e teknologjisë më të fundit.
Departamentet e trajtimit
Në këtë spital, ku ka 17 reparte të ndryshme për syrin, nuk janë harruar fëmijët. Aty ka një kat të posaçëm për fëmijët, me dhoma loje, ku është marrë në konsideratë gjithçka për të përmbushur nevojat e fëmijëve tuaj, që ata të argëtohen ndërkohë që kurohen.
Ky spital, i cili ka një qendër të posaçme trajtimi për Retinën dhe Makulën, do të ketë, gjithashtu, një qendër të posaçme për kornenë.
Vendet e Lutjes ishin në projektin e institucionit shëndetësor dhe u ofruan së pari në qendrën “Dunyagoz Group” në Ataköy në vitin 2004 dhe nuk u harrua të përfshiheshin në spitalin “Dunyagoz Group” në Etiler. Duke qenë se Grupi “Dunyagoz Group” e respekton nevojën për lutje të njerëzve, ka një xhami të vogël, një kishëz dhe një sinagogë për pacientët e të tria besimeve fetare.
Shërbimi i Vendit të parkimit. Një arsye tjetër e cilësisë së jashtëzakonshme të qendrës “Dunyagoz Group” në Etiler janë dyqanet, qendrat tregtare e argëtuese. Në një lagje qendrore, siç është Etileri, ne kemi një kapacitet parkimi prej 150 automjetesh me ashensor dhe korsi private në shërbimin tuaj, për të shmangur problemet e parkimit.
Shërbimi VIP
Në degën e Etilerit ku pacientëve iu ofrohet shërbim me cilësi VIP, ka një restorant me 200 vende, i cili shërben pjata të shkëlqyera të kuzhinës botërore. Në këtë spital, ku pacientët mund të hyjnë në internet pa kabull kudo që janë, ata kanë dhoma me pamje të papërsëritshme nga Bosfori. Veçoria e arkitekturës dhe shërbimi do t’ju lënë kaq shumë mbresa, saqë do të harroni se jeni në spital dhe do të shijoni komoditetin e hotelit me shtatë yje.









