Rreth nesh

Rreth nesh

Eray KapıcıoğluQë në vitin 1996, kur spitali ynë i parë filloi shërbimin, ne i kemi bërë të gjitha investimet tona për shëndetin e syve tuaj.

Ne kemi ecur nё mёnyrё domethёnёse pёrgjatё 15 viteve, nё sajё tё mbёshtetjes suaj nё Qendrat “Dunyagoz Group” Sot, kemi krenarinë të jemi grupi më i madh spitalor i syrit në Evropë..

Ndërsa futëm konceptin e “filialit spitalor” në shëndetësi, objektivi ynë ishte ta çonim shërbimin e shëndetit të syrit në të gjitha skajet e vendit. Tashmë, ne po ecim përpara duke shkuar përtej kufijve të Turqisë. Duke hapur degë të reja në Evropë, ne u kemi ofruar shërbime edhe pacientëve tanë të huaj.

Sot, gjendemi pranë jush falë 16 qendrave të ndryshme, si në vend, ashtu edhe jashtë tij. Me spitalet që do të vihen në shërbim në vitin 2009 në Antalia, ne do të ofrojmë një numër të përgjithshëm prej 14 qendrash, që funksionojnë 24 orë pa ndërprerje. Nga ana tjetër, ne planifikojmë të hapim klinika të reja të syve në gjashtë vende, përveç atyre që tashmë janë hapur në Berlin, Amsterdam , Kohln (Gjermani) dhe Belgjikë. Ne synojmë ta bëjmë Turqinë lider të turizmit shëndetësor në botë.

Investimet me vlerë 300 milionë dollarë, që kemi bërë deri tani për shëndetin e syrit, tregojnë rëndësinë që i kushtojmë shëndetit tuaj.

Përveç investimeve tona, ne kryejmë edhe vepra të përgjegjësisë sociale.Për të realizuar objektivat e projektit tonë të quajtur “T’i biem në sy Turqisë” , ne kemi ekzaminuar falas sytë e 250,000 personave në 55 provinca dhe 160 konte të Turqisë, duke arritur tek ata të cilët nuk mund të vijnë tek ne, me Klinikën tonë TIR të Lëvizshme të Syve. Për më tepër, ne kemi kryer ndërhyrje kirurgjike falas për mijëra qytetarë.

Si Grupi i Spitaleve “Dunyagoz Group”, ne synojmë të bëhemi një model për Turqinë në shërbimet shëndetësore dhe një prej institucioneve më të njohura të shëndetit të syve në botë..

Ne do të vazhdojmë të jemi të denjë për besimin tuaj.

Sot, nesër dhe gjithmonë...

Eray Kapıcıoğlu

Kryetari i Qendrave “Dunyagoz Group”